Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/06/2024
Këtë të premte u publikuan rezultatet e Censit të popullsisë për vitin 2023. Gjetjet janë interesante dhe sipas shifrave që prezantoi kreu i INSTAT, Elsa Dhuli në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë. Në raport me CENSIT-in e vitit 2011, Shqipëria ka 409 mijë banorë më pak se 12 vite më parë. Në bazë të dhënave 99.4% e popullsisë janë me kombësi shqiptare, ose e përkthyer në shifra 2 186 917 banorë. Regjistrimi i popullsisë në terren u zhvillua gjatë muajve tetor-nëntor 2023.
Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture, ku 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptianë 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë dhe arumunë 2.5 mijë. Vlen të theksohet fakti që pakica e cila deri dje njihej si maqedonase nuk ekziston më nga rezultatet e Censit të 2023. Banorët që jetojnë në zonën e Pustecit në shumicë janë deklaruar bullgarë, ndërsa vetëm 2281 janë vetëdeklaruar minoritet maqedonas.
Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë. Bie në sy se numri i besimtarëve të deklaruar të krishterë të besimit katolik janë më shumë se ata ortodoksë. 244 331 banorë nuk kanë pranuar ta deklarojnë besimin fetar.
Besimi Fetar
Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Minoritetet
Grekë – 23 485 persona
Egjiptianë – 12 400 persona
Romë – 9 800 persona
Bullgarë – 7 100 persona
Boshnjakë – 3 mijë persona
Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona
Arumunë – 2 500 persona
Nuk janë përgjigjur – 134 451 persona
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)