Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është padyshim një nga lojtarët më të përfolur të momentit. Lojtari ka treguar formë të shkëlqyer me Hoffenheim në Bundesligën gjermane, aty ku në gjashtë ndeshjet e para, ka arritur të shënojë katër gola dhe një asist.
Ai gjeti golin edhe me Kosovën, në fitoren minimale ndaj Suedisë, në kualifikueset e Botërorit. Forma e shkëlqyer nga Asllani, duket se nuk ka kaluar pa u vënë re.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg të “Sky Sport” në Gjermani, në gjurmët e Asllanit është vënë Barcelona. Katalanasit po ndjekin sulmuesin e Kosovës për të ardhmen, pasi në fund të sezonit aktual do të largohet Lewandowski.
Në rast se Asllani vazhdon me këtë formë, Barcelona mund të paraqesë një ofertë, për ta afruar në merkaton e verës së ardhshme.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)