play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Arsyeja e papritur pse Taylor Swift refuzoi Super Bowl-in 2025

today09/10/2025

Background
share close

Për vite të tëra është përfolur se Taylor Swift do të ngjitej në skenën e Super Bowl-it, një nga eventet më të mëdha televizive në botë. Megjithatë, këtë vit, këngëtarja ka konfirmuar se nuk do të performojë, pavarësisht interesimit të madh dhe lidhjes së saj me futbollistin amerikan, Travis Kelce.

Në një intervistë për “The Tonight Show”, Swift zbuloi se kompania Roc Nation, e themeluar nga Jay-Z, ka kontaktuar disa herë ekipin e saj për të diskutuar mundësinë e një performance në këtë spektakël. Ajo tregoi mirënjohje për Jay-Z, por tha se momentalisht nuk e sheh të përshtatshme të marrë pjesë.

“Jam e dashuruar me një djalë që merret me atë sport, dhe është shumë i rrezikshëm. Nuk mund të mendoj për koreografinë e një shfaqjeje ndërsa ai rrezikon jetën çdo javë,” tha ajo me sinqeritet, duke shtuar se përkushtimi i saj është plotësisht te performancat e Travis Kelce në fushë.

Megjithatë, Taylor nuk e përjashtoi mundësinë e një performance në të ardhmen. Ajo la të kuptohet se mund të ndodhë “kur të vijë momenti i duhur” ndoshta pas mbylljes së karrierës sportive të Kelce, duke i lënë fansat në pritje të një prej shfaqjeve më të shumëpritura të dekadës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *