E rëndë për sulmuesin e Firorentinës, infektohet me malarie dhe shtrohet në spital
Sulmuesi i Fiorentinës, Christian Kouame është diagnostikuar me malarie. Klubi italian e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një komunikate zyrtare. “Fiorentina njofton se, pas fillimit të etheve mes 20 dhe 21 shkurtit, lojtari Christian Kouame iu nënshtrua një testi për vlerësimin e një infeksioni të mundshëm malarie, i cili rezultatoi pozitiv. Futbollisti është shtruar në spital për trajtimin e duhur dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim”. […]