play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Presidenti Begaj apel për ruajtjen e pasurimin e gjuhës shqipe, ndan videon e veçantë

today21/02/2024

Background
share close

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.

Presidenti ndau në faqen e tij zyrtare në Facebook vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj. Zoti Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar.

“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”, – shkruan Presidenti në Facebook.

Begaj shpërndau edhe një material filmik, ku fëmijë, lindur e rritur në shtete të ndryshme të botës, interpretojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype” të Ndre Mjedës.

Në këtë ditë simbolike, kryeministri Edi Rama e ka shpallur datën Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, në të gjitha shkollat 9-vjeçare

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *