Marrëveshja Rama-Meloni, Amnesty International thirrje deputetëve italianë që ta rrëzojnë
Organizata Amnesty International shprehu sërish sot shqetësim për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët e nisur nga vendet e Afrikës veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil. Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohet sot në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i bëri thirrje parlamentarëve italianë që ta kundërshtojnë […]