Gjobiten katër operatorë kabllorë me 100 mijë euro, qytetarët u ankuan në KMP
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka dënuar të premten katër operatorë kabllorë në Kosovë, me 100 mijë euro. Dënimet kanë ardhur pas ankesave të qytetarëve se operatorët nuk u janë përmbajtur kushteve të kontratave me konsumatorët. Operatori Artmotion është dënuar me 64 mijë euro, Kujtesa me 26 mijë euro, IPKO me 7 mijë euro dhe operatori Telkos me 3 mijë euro. “KPM duhet të veprojë konform ligjit të vet […]