play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Një rrugë në Tiranë merr emrin e albanologut hungarez Istavn Schutz, Veliaj: Një tjetër urë e marrëdhënieve speciale me Hungarinë

today19/01/2024

Background
share close

Nga sot një rrugë në kryeqytet do të mbajë emrin e albanologut të njohur hungarez, Istavn Schutz, i cili është vijues i traditës së albanologjisë hungareze. Në një ceremoni të veçantë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës hungareze dhe familjarë të albanologut, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se emri i studiuesit Istavn Schutz i bën nder qytetit dhe kombit tonë.

“Jam vërtet i nderuar që me emërtimin e kësaj rruge nderojmë një njeri të madh si Istavn Schutz. Emri i tij i bën nder qytetit, kombit dhe gjuhës sonë. Është një tjetër urë e marrëdhënieve tona shumë speciale me Hungarinë. Ne mund të kemi fe të ndryshme, mund të jemi të ndarë në shtete të ndryshme, por ajo që na bashkon është gjuha”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ka ikur koha kur rrugët e Tiranës mbanin emrat e personave të dënuar. “Për të kuptuar se qyteti duhet të ndryshojë në infrastrukturë, duhet të ndryshojë edhe në kulturë. Rrugët nuk janë një moment për qoka, por për të respektuar ata njerëz që kanë dhënë një kontribut për vendin tonë”, shtoi Veliaj.

 

 

I dërguari me punë i Hungarisë në vendin tonë, Ádám Lovassy, vlerësoi raportet miqësore mes dy vendeve.

Gergely Schutz, djali i të ndjerit albanolog, Istan Schutz falenderoi kryebashkiaku Veliaj për kujdesin e treguar për të vlerësuar një figurë të tillë. “Sot po flas këtu si djali i një babai. Një baba që e donte djalin e tij aq shumë saç donte kulturën dhe njerëzit e Shqipërisë. Një baba, i cili solli fëmijët e tij këtu për ta parë dhe përjetuar personalisht. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan për t’u kthyer në Shqipëri, dhe gjithashtu faleminderit edhe për ju, Kryetari i Bashkisë Tiranë, që lejove këtë mrekulli të ndodhë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe zoti e bekoftë Hungarinë dhe zoti e bekoftë miqësinë me Shqipërisë dhe Hungarisë”, u shpreh ai.

Në lidhje më këtë ka folur dhe ish-ambasadorja e Shqipërisë në Hungari Mira Hoxha.

“Në njeqind vjetorin e lindjes së këtij miku me besë të shqiptarizmës dhe luftëtar i paepur i çështjes së Kosovës, në emër të Festival Academy Albania dhe Shoqates së Miqësisë Shqipëri- Hungari i propozuam Bashkisë Tiranë, që një nga rrugêt e kryeqytetit të mbajë emrin e prof. Istvän Schütz”.- tha ish-ambasadorja Hoxha.

Albanologu Istavn Schutz është dekoruar edhe me Urdhrin “Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë për veprimtarinë e tij të gjerë albanologjike.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *