Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/01/2024
Luan Përzhita, ish-rektor i Akademisë Albanologjike, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si arkeolog pranë Institutit të Arkeologjisë. Si fillim, Përzhita, arkeolog i njohur dha dorëheqjen nga posti i rektorit, në korrik të vitit të kaluar pasi doli VKM-ja që kërkonte shkrirjen e Akademisë Albanologjike dhe kalimin e instituteve pranë Akademisë së Shkencave.
Pas dorëheqjes si rektor ai vijoi punën si arkeolog pranë Institutit të Arkeologjisë deri dy ditë më parë kur ka dorëzuar dorëheqjen nga puna. Kjo është dorëheqja e parë e një punonjësi shkencor nga Institutet Albanologjike që kur këto kaluan në varësi të Akademisë së Shkencave.
Përzhita, pos ish-rektor, ndër vite ka qenë edhe drejtor i Institutit të Arkeologjisë, anëtar i Senatit Akademik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Arkeologjisë, anëtar i Komitetit Kombëtar të Arkeologjisë në Ministrinë e Kulturës, anëtar i Këshillit Shkencor në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë dhe anëtar i Bordit Butrinti- UNESKO. Ai ka kryer 70 ekspedita arkeologjike në Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe Malin e Zi dhe është autor i dhjetëra monografive dhe artikujve shkencor
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)