Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/02/2023
Aktorja 57-vjeçare, Viola Davis, u bë personi i katërt afrikano-amerikan që e arrin statusin “EGOT”, falë fitimit të çmimeve “Emmy”, “Grammy”, “Oscar” dhe Tony”, gjatë karrierës së saj.
Këtë triumf aktorja e arriti kur u nderuar me “Grammy” për librin me kujtime, “Finding Me”.
Sapo u ngjit në skenë për të pranuar çmimin “Best Audiobook, Narration and Storytelling Recording”, Davis tha: “E kam shkruar këtë libër për ta nderuar Violën gjashtë vjeçare, për t’i kujtuar gëzimin, traumat dhe gjithçka që e ka karakterizuar jetën e saj.
Rruga deri këtu ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Unë sapo u bëra me statusin ‘EGOT’”.
Viola e fitoi çmimin e parë “Tony” në vitin 2001 për rolin e saj në shfaqjen “King Hedley II”, kurse të dytin në vitin 2010 për prodhimin e Broadway-t, “Fences”.
Suksesi i radhës i aktores erdhi në vitin 2015 kur u bë gruaja e parë me ngjyrë që e u shpall “Aktorja më e mirë” në ceremoninë “Emmy”, ku u vlerësua për rolin e saj në serialin dramatik, “How To Get Away With Murder”.
Trofeu “Oscar” erdhi dy vjet më vonë, në vitin 2017, kur u shpall “Aktorja më e mirë në rol dytësor”, për performancën e shkëlqyer ne filmin “Fences”.
Deri më tani, vetëm 18 veta e gëzojnë statusin “EGOT”, përfshirë këtu artistët, Whoopi Goldberg, Jennifer Hudson dhe John Legend.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)