Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/05/2022
Chanel Terrero, këngëtarja që përfaqësoi Spanjën në Eurovision ka krijuar një miqësi të ngushtë me Ronela Hajatin. Këngëtaret janë parë shumë të afërta gjatë eventeve që janë organizuar në kuadër të Eurovision-it. Ata kanë treguar mbështetjen ndaj njëra-tjetrës dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, Chanel, e cila doli e treta në festivalin evropian ka bërë një gjest të veçantë për këngëtaren shqiptare teksa po jepte një intervistë për një emision spanjoll. Ajo ka treguar mbështetjen ndaj Ronelës, ku madje dhe publiku ka filluar të thërrasë emrin e saj.
Ka qenë Ronela e cila e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram. “Chanel Terrero ti fitove zemrën time dhe Eurovisionin tim! Më mungon shumë, qava si një fëmijë kur e pashë! Emisionet në Shqipëri janë shumë larg këtij nga energjia që kanë transmetuar, por me rëndësi shëndeti”, shkroi ajo.
Kujtojmë që Ronela është përballur me kritika të ashpra për performancën e saj në Eurovision. Duke iu referuar komenteve negative me të cilat është përballur këto ditë, Ronela shkroi në Instagram: “Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua.”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)