Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dua Lipa, Miley Cyrus, Paris Hilton dhe Anne Hathaway ishin në mesin e yjeve që shkëlqyen në shfaqjen e modës të “Versace” në koleksionin vjeshtë- dimer 2023 në Hollywood.
Këngëtarja e hitit “Flowers”, Miley Cyrus pozoi në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit me një fustan ombre të gjatë,me të cilin dukej shume elegante.
Anne Hatheway, aktorja 40-vjeçare e cila ende identifikohet me rolin e saj ne filmin “The Devil Wears Prada”, shfaqi sensualitetin me një mini fustan dhe çizme lëkure.
Biznesmeni Jeff Bezos dukej i shkëlqyeshëm me një xhaketë sportive të zezë që vezullonte teksa pozonte pranë të dashurës së tij magjepsëse Lauren Sanchez.
Emra të tjerë të mëdhenj në tapetin e kuq përfshinin Demi Moore dhe vajzën e saj Rumer Willis.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)