play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Unaza e Tupac shitet për një milion dollarë

today27/07/2023

Background
share close

Unaza me kurorë e Tupac Shakur shitet 1 mln dolla - Syri | Lajmi i fundit

Një unazë floriri, të cilën reperi i njohur Tupac Shakur e ka mbajtur në performancën e tij të fundit, është shitur për një milion dollarë në një ankand në Nju Jork.

Oferta fituese ishte shumë mbi vlerësimin prej 200,000 deri në 300,000 dollarë, duke e bërë atë artifaktin më të vlefshëm të hip-hop-it të shitur, njoftoi Sotheby’s.

Reperi amerikan e mbajti unazën në daljen e tij të fundit publike në MTV Awards më 4 shtator 1996. Ditë më vonë, reperi u vra nga një sulmues i panjohur në një të shtëna me makinë në Las Vegas. Ai ishte 25 vjeç.

Unaza e Tupac u shit për shumën marramendëse - Liberale

Shakur, hitet e të cilit përfshijnë “California Love”, e projektoi unazën brenda disa muajsh. Ai u ndihmua nga kumbara e cila e nxori unazën në shitje.

Reperi u ndikua nga manifesti politik i Niccolò Machiavelli “Sundimtari” i shekullit të 16-të. Ai e lexoi atë ndërsa ishte në burg për akuzat për sulm seksual.

Ai e projektoi unazën sipas kurorave të mbretërve evropianë mesjetarë. Në unazë ishte gdhendur “Pac & Dada 1996”, një referencë për të dashurën e tij. Unaza e arit në formën e një kurore është e veshur me diamante më të vegjël dhe në qendër është një rubin i paprerë i rrethuar nga dy diamante të prera.

Shitja ishte pjesë e një ankandi të dedikuar hip-hop që shënonte 50 vjetorin e zhanrit në gusht të këtij viti.

Unaza me kurorë e Tupac Shakur shitet 1 mln dolla - Syri | Lajmi i fundit

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%