Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/03/2024
Konsiderohet një fitore për Donald Trumpin vendimi i Gjykatës së Apelit në Nju Jork për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të gjobës prej 454 milionë dollarësh ndaj ish-presidentit nëse ai arrin të depozitojë një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 ditëve.
Nëse garancia depozitohet, kjo do të pezullojë procesin e ekzekutimit të vendimit dhe do t’ia ndalojë shtetit të Nju Jorkut sekuestrimin e pasurive të kandidatit të pritshëm për president të Partisë Republikane, teksa procesi i apelimit vazhdon. Trumpi vetë pohoi se do ta paguajë garancinë. Të gjitha këto lëvizje praktikisht, i hapin atij rrugën për të kandiduar i pashqetësuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Gjykata e apelit vendosi gjithashtu të rrëzojë masën e dhënë nga gjykatësi i shkallës së parë që ua ndalonte për shtatë vjet zotit Trump dhe djemve të tij, Eric Trump dhe Donald Trump Jr., drejtimin e bizneseve në Nju Jork. Vendimi i gjykatës së apelit është një fitore e rëndësishme për ish-presidentin, ndërsa ai mbron perandorinë e tij të pasurive të patundshme, që e ndihmoi të hyjë në jetën publike amerikane. Masa e gjykatës së apelit u dha vetëm pak përpara afatit kur prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, pritej të fillonte procesin e ekzekutimit të vendimit të gjobës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)