Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Vijojnë protestat e fermerëve në Belgjikë. Sipas raportimeve të fundit, qindra traktorë u pozicionuan në rrugët pranë selisë së Bashkimit Evropian në Belgjikë. Fermerët nuk kanë ngurruar të hedhin panxhar, vezë, e pleh organik ndaj policisë. Madje kanë ndezur dhe zjarr në stacione metroje.
Të Martën, ata kërkuan që të marrë fund burokracia dhe praktikat e padrejta tregtare duke shtuar masat për mbrojtjen e mjedisit dhe importet e lira nga Ukraina.
“Duam të sigurojmë jetesën me punën tonë”, shkruhej në një nga pankartat e tyre. Kaosit të krijuar pranë selisë së rëndësishme, policia iu përgjigj duke përdorur gaz lotsjellës për të mos i lejuar traktorët të shkonin më tej. Për pasojë, disa fermerë, policë e zjarrfikës pësuan lëndime.
Për shkak të protestës së dhunshme, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin daljet.
Me protestat që po zhvillohen në Finlandë, Greqi, Poloni e Irlandë, fermerët tashmë kanë fituar koncesione nga autoritetet e BE-së dhe ato kombëtare.
Tashmë kërkesa kryesore e fermerëve është një plan i madh për mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e ndryshimeve klimatike. Shtetet e bllokut europian kanë premtuar se do miratojnë përkohësisht disa nga propozimet e fermerëve, por pritet që një finalizim të ketë nga fundi i muajit Prill.
Ndërkohë që ambientalisë e aktivistë të shumtë hedhin akuza ndaj BE-së që nuk ka ndërmarrë më herët politika të tilla. Sipas tyre, ndryshimi i klimës do godasë gjithnjë e më fort kontinentin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)