Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Tori Spelling dhe burri i saj nuk kanë pasur një martesë të lehtë. Edhe pse kanë shumë vite bashkë nuk e kanë pasur të lehtë, sidomos ajo.
Pas gjithë ulje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre dhe tradhtive prej varësisë nga seksi, Tori Spelling dhe Dean Dermott janë bashkë.
Historia e tyre nisi në xhirimet e filmit Mind Over Murder. Ishte një dashuri me shikim të parë. Në atë kohë ai kishte një djalë nga martesa e mëparshme, që ishte 12 vjeç. Tori ishte divorcuar gjithashtu nga burri i saj i parë, Charlie Shanian.
Pas katër muajve lidhje Dean i propozoi për martesë dhe bashkë tërhoqën vëmendjen e gjithë Hollivudit.
U martuan në 7 maj të 2006-ës, në ishullin Figi, në një ceremoni private.
Menjëherë erdhi në jetë fëmija i parë, Liam në 2007-ën. Pastaj vajza e dytë Stella në 2008-ën, pastaj me radhë, Hattie dhe Finn.
Në dhjetor të 2013-ës Tori dëgjoi nëpër korridore se burri e tradhtonte. Situata arriti deri aty sa e dashura e tij, Emily Goodhand doli dhe foli për këtë lidhje në një intervistë.
“Më tha se martesa e tij dhe e Torit kishte marrë fund dhe unë e besova”, tha ajo në atë kohë.
Po siç mediat shkruanin në ato kohë, kjo nuk ishte lidhja e tij e vetme jashtë martesës. Kishte të paktën edhe dy lidhje të tjera dhe Tori ishte në dijeni.
“Ai ka dy të dashura që i takon vazhdimisht dhe Tori është në dijeni. E kërcënon vazhdimisht se do ta dëbojë nga shtëpia, por pastaj stepet. Ajo e do. E ka kuptuar që ai e tradhton sepse është i varur nga seksi dhe jo sepse nuk e dashuron. Për të është si një lloj droge. Është një varësi. Tori është e dëshpëruar”, thoshte një burim pranë tyre.
Historia vazhdon edhe më tej. Dean është shtruar edhe në një klinikë rehabilitimi për t`u kuruar nga varësia e tij.
Pas daljes së tij nga rehabilitimi, Tori bëri një deklaratë dhe tha: “Nuk kam qenë kurrë më e lumtur. Pa të nuk do të isha kurrë më e lumtur. Të gjithë më thonë: Pse nuk je divorcuar? Instinkti im më ka thënë të mos e dëgjoj asnjë zë. I kam thënë vetes, e dua këtë burrë dhe duhet të gjejmë rrugën për t`ia dalë”, ka thënë Tori.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)