play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Tori Spelling: Pse nuk e lashë burrin pavarësisht tradhtive të tij

today17/05/2022

Background
share close

Tori Spelling dhe burri i saj nuk kanë pasur një martesë të lehtë. Edhe pse kanë shumë vite bashkë nuk e kanë pasur të lehtë, sidomos ajo.

Pas gjithë ulje-ngritjeve në marrëdhënien e tyre dhe tradhtive prej varësisë nga seksi, Tori Spelling dhe Dean Dermott janë bashkë.

Tori Spelling: Pse nuk e lashë burrin pavarësisht tradhtive të

Historia e tyre nisi në xhirimet e filmit Mind Over Murder. Ishte një dashuri me shikim të parë. Në atë kohë ai kishte një djalë nga martesa e mëparshme, që ishte 12 vjeç. Tori ishte divorcuar gjithashtu nga burri i saj i parë, Charlie Shanian.

Pas katër muajve lidhje Dean i propozoi për martesë dhe bashkë tërhoqën vëmendjen e gjithë Hollivudit.

U martuan në 7 maj të 2006-ës, në ishullin Figi, në një ceremoni private.

Menjëherë erdhi në jetë fëmija i parë, Liam në 2007-ën. Pastaj vajza e dytë Stella në 2008-ën, pastaj me radhë, Hattie dhe Finn.

Në dhjetor të 2013-ës Tori dëgjoi nëpër korridore se burri e tradhtonte. Situata arriti deri aty sa e dashura e tij, Emily Goodhand doli dhe foli për këtë lidhje në një intervistë.

Tori Spelling: Pse nuk e lashë burrin pavarësisht tradhtive të

“Më tha se martesa e tij dhe e Torit kishte marrë fund dhe unë e besova”, tha ajo në atë kohë.

Po siç mediat shkruanin në ato kohë, kjo nuk ishte lidhja e tij e vetme jashtë martesës. Kishte të paktën edhe dy lidhje të tjera dhe Tori ishte në dijeni.

“Ai ka dy të dashura që i takon vazhdimisht dhe Tori është në dijeni. E kërcënon vazhdimisht se do ta dëbojë nga shtëpia, por pastaj stepet. Ajo e do. E ka kuptuar që ai e tradhton sepse është i varur nga seksi dhe jo sepse nuk e dashuron. Për të është si një lloj droge. Është një varësi. Tori është e dëshpëruar”, thoshte një burim pranë tyre.

Historia vazhdon edhe më tej. Dean është shtruar edhe në një klinikë rehabilitimi për t`u kuruar nga varësia e tij.

Pas daljes së tij nga rehabilitimi, Tori bëri një deklaratë dhe tha: “Nuk kam qenë kurrë më e lumtur. Pa të nuk do të isha kurrë më e lumtur. Të gjithë më thonë: Pse nuk je divorcuar? Instinkti im më ka thënë të mos e dëgjoj asnjë zë. I kam thënë vetes, e dua këtë burrë dhe duhet të gjejmë rrugën për t`ia dalë”, ka thënë Tori.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Politikë

Vendoset data e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit do të zhvillohet më më 23 maj. “Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord”, tha Taulant Balla. Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj. Opozita dhe mazhoranca nuk kanë […]

today17/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%