Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/07/2023
Shqipëria: Lugina e mrekullive”, kështu titullohet reportazhi në Gjirokastër i medias së mirënjohur franceze “TF1”.
Më tej në reportazh thuhet se “përballë Italisë, shumë afër Greqisë, Shqipëria është një mbretëri e lashtë që u bë një vend vetmitar pas Luftës së Dytë Botërore. “TF1” ju fton ta zbuloni atë”, thuhet në brendësi të reportazhit të medias franceze.
Magjia e qytetit të gurtë Gjirokastrës, me pazarin karakteristik, kulinarinë, veshjet tradicionale, si dhe kalaja madhështore, ishin në fokusin e materialit prej më shumë se 5 minutësh në “TF1”.
Gazetarja franceze e cila teksa shëtiti në qytetin e gurtë u njoh me historinë, veçanërisht me atë të periudhës së komunizmit, dhe u ndje e surprizuar për faktin se Gjirokastra ishte vendlindja e diktatorit Enver Hoxha.
Gatimet tradicionale zënë një pjesë të rëndësishme në reportazhin e medias franceze “TF1”, e cila ua sugjeron turistëve t’i provojnë me patjetër sapo të vizitojnë qytetin e gurtë. Pak ditë më parë edhe “Euronews” në frëngjisht e konsideroi Shqipërinë se ka një vijë bregdetare me plazhe mahnitëse që të lënë pa frymë.
Edhe Kryeministri Rama, ka ndarë në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga televizioni i njohur francez.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)