play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

“TF1”: Shqipëria, lugina e mrekullive! Media franceze reportazh në qytetin e Gjirokastrës

today03/07/2023

Background
share close

Shqipëria: Lugina e mrekullive”, kështu titullohet reportazhi në Gjirokastër i medias së mirënjohur franceze “TF1”.

Më tej në reportazh thuhet se “përballë Italisë, shumë afër Greqisë, Shqipëria është një mbretëri e lashtë që u bë një vend vetmitar pas Luftës së Dytë Botërore. “TF1” ju fton ta zbuloni atë”, thuhet në brendësi të reportazhit të medias franceze.

​Magjia e qytetit të gurtë Gjirokastrës, me pazarin karakteristik, kulinarinë, veshjet tradicionale, si dhe kalaja madhështore, ishin në fokusin e materialit prej më shumë se 5 minutësh në “TF1”.

Gazetarja franceze e cila teksa shëtiti në qytetin e gurtë u njoh me historinë, veçanërisht me atë të periudhës së komunizmit, dhe u ndje e surprizuar për faktin se Gjirokastra ishte vendlindja e diktatorit Enver Hoxha.

Gatimet tradicionale zënë një pjesë të rëndësishme në reportazhin e medias franceze “TF1”, e cila ua sugjeron turistëve t’i provojnë me patjetër sapo të vizitojnë qytetin e gurtë. Pak ditë më parë edhe “Euronews” në frëngjisht e konsideroi Shqipërinë se ka një vijë bregdetare me plazhe mahnitëse që të lënë pa frymë.

Edhe Kryeministri Rama, ka ndarë në rrjetet sociale reportazhin e përgatitur nga televizioni i njohur francez.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *