play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Europa

Tërmetet në Santorini, banorët e ishullit e kalojnë natën jashtë. Autoritetet në gatishmëri

today03/02/2025

Background
share close

Në ishullin e njohur Santorini në Greqi vazhdon aktiviteti sizmik që prej ditës së djeshme. Një pjesë e banorëve e kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre nga frika e tërmeteve.

Ekipet e emergjencave kishin ngritur çadra për banorët, ndërsa të tjerë qëndruan nëpër makina e në rrugë.

Tërmete janë regjistruar gjatë gjithë natës, ndërsa më i forti u shënua pak pas orës 07:00 të mëngjesit me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter.

Alarmi për tërmete në Santorini u dha nga autoritetet greke për shkak të një pranie të lartë sizmiologjike në zonë. Mbi 200 tërmete kanë rënë më shumë se 24 orët e fundit.

Shkollat në Santorini, por dhe në 4 ishuj të tjerë në zonë, u mbyllën me vendim të autoriteteve nga frika e aktivitetit të shtuar sizmik.

Megjithatë, sizmiologët grekë kanë thënë sot se po vënë re që epiqendra e sekuencës së tërmeteve po lëviz drejt verilindjes duke u larguar nga Santorini.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%