Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për herë të parë, temperatura mesatare globale të premten, më 17 nëntor, ishte më shumë se 2 gradë Celsius më e lartë se mesatarja sezonale e epokës para-industriale, pra mbi tavanin e Marrëveshjes së Parisit për një ditë, sipas një njoftimit të Observatorit Europian të Kopernikut.
Sipas të dhënave të përkohshme, temperaturat globale ishin, më 17 nëntor, 2,06 gradë Celsius mbi temperaturën mesatare të regjistruar nga 1850 deri në 1900, tha Samantha Burgess, nënkryetare e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut.
“Kjo është dita e parë që temperatura globale ka tejkaluar me më shumë se 2 gradë Celsius”, tha ajo.
Megjithatë, ky prag duhet të tejkalohet mesatarisht gjatë disa viteve në mënyrë që të konsiderohet se pragu i Marrëveshjes së Parisit është tejkaluar.
Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2015 pas samitit të klimës COP21 të OKB-së, synon të mbajë “rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale” dhe të vazhdojë përpjekjet “në mënyrë që të kufizohet rritja e temperaturës në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)