Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/08/2024
Socialistët fituan bashkinë e Himarës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit, duke mundur opozitën me rreth 1500 vota më shumë.
Të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 36 qendrat e votimit tregojnë se fitoren Vangjel Tavos ja dhanë himariotët e zonave periferike. Në njësitë administrative Lukovë me 1725 vota dhe Horë Vranisht me 1165 vota kandidati socialist ka fituar bindshëm, ndryshe nga Gjikuria, i cili ka marr në të dyja komunitetet aq vota saç ka marr Tavo veç në 1.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme te Himarës rezultoi 37.69 %, me 8678 votues që shprehen vullnetin e tyre me votë nga 23.074 persona që ishin thirrur për të marrë pjesë në zgjedhje. Në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 rezultuan mbi 800 votues më shumë.
Zgjedhjet e 4 gushtit zgjidhën në këtë mënyrën ngërçin më shumë se një vjecar në bashkinë e Himarës pa kryetar, pas burgosjes së kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit 2023 Fredi Belerit dhe arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goros për abuzim me pronat.
Gara e mëparshme mes tyre kishte një rezultat të ngushtë, ku Beleri fitoi me vetëm 19 vota më shumë por nuk e ushtroi në asnjë ditë detyrën për shkak të korrupsionit pasiv të kryer në zgjedhjet e shkuara.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)