Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat pas takimeve me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit.
Borell tha se dy liderët ranë dakord që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit.
“Ne pamë rritje tensionesh për vendimin e targave dhe dokumenteve, komuniteti ndërkombëtar s’do të shohë përshkallëzim të situatës dhe palët do të jenë përgjegjëse për të. Ne nuk arritëm marrëveshje sot, por ky s’është fundi; dy liderët ranë dakord që procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimi do të rikthehet në ditët e ardhshme dhe ka kohë deri më 1 shtator”, tha ai.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)