Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kosova ka konfirmuar rastin e parë me Linë e Majmunëve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Laboratorin e Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR është konfirmuar një rast i importuar i Lisë së Majmunëve.
“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje”, thuhet në njoftim.
Sipas këtij instituti, pacienti është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
“IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit”, thekson njoftimi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)