Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kompania teknologjike “Spotify” ka thënë së fundi se do të prezantojë veçori të reja si riorganizimi inteligjent dhe shikimet paraprake të podkasteve, si dhe listave të luajtjes së muzikës në platformën e saj të transmetimit audio, pasi ka kaluar 500 milionë dëgjues aktivë mujorë.
Kompania suedeze, e cila ka investuar shumë në ndërtimin e biznesit të saj të podkasteve dhe librave audio në vitet e fundit në përpjekje për të tërhequr përdoruesit dhe reklamuesit, njoftoi ndërfaqen e re në “Stream On”.
“Spotify” ka ndarë gjithashtu një përditësim të raportit vjetor të honorarëve të muzikës, duke vënë në dukje se numri i artistëve që fitojnë mbi 1 milion $, si dhe ata që gjenerojnë mbi 10 mijë $, janë dyfishuar në pesë vitet e fundit.
Në fillim të këtij viti, “Spotify” ka thënë se do të shtrëngonte shpenzimet dhe do të punonte për t’u bërë efikase duke pasur parasysh sfondin e vështirë makroekonomik dhe parashikoi që numri i dëgjuesve të arrinte në 500 milionë në tremujorin aktual.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)