Kosova triumfon në “Fadil Vokrri”, mjafton goli i Rashicës për të mposhtur Izraelin
Kosova ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Izraelit me rezultatin 1-0, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. “Dardanët” kanë qenë pothuajse në të gjithë ndeshjen kërkues dhe më të rrezikshëm se kundërshtari. Goli erdhi në minutën e 41’ nga Milot Rashica. Një top i bukur i servirur me kokë nga Muriqi për Rashicën, ka bërë që sulmuesi në […]