Duka: Synojmë të shkojmë sa më lart në Gjermani
Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë në finalet e Kampionatit Europian ka rritur interesin e mediave botërore për kombëtaren kuqezi. Mediat italiane interesohen më së shumti për futbollistët, por edhe synimet e kombëtares në Euro2024. Në një intervistë për SPORTITALIA, Presidenti i Federatës, Armand Duka ka dhënë vlerësimet e tij për të gjithë lojtarët kuqezi që luajnë në Itali ndërsa nuk i ka fshehur ambiciet për finalet e Gjermanisë. […]