play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Sot është dita më e trishtë e vitit

today20/01/2025

Background
share close

E hëna blu  i referohet “të hënës më të trishtuar” dhe konsiderohet nga disa si dita më dëshpëruese e vitit. Zakonisht ndodh të hënën e dytë ose të tretë të janarit, teksa për këtë vit, 20 janari është caktuar si “E Hëna Blu”.

Pavarësisht origjinës së saj të diskutueshme, e hëna blu vë theksin te rëndësia e shëndetit mendor, duke ngjallur biseda rreth depresionit apo mirëqenies, veçanërisht në janar, një muaj që shumë e përjetojnë si sfidues.

Si lindi e hëna blu

Termi u krijua në vitin 2005 nga psikologu britanik, Cliff Arnall si pjesë e një fushate marketingu për një agjenci udhëtimi. Por, kjo ide u përmend për herë të parë në një deklaratë për shtyp të vitit 2005 nga kompania britanike “Sky Travel”, e cila pretendonte se kishte llogaritur datën duke përdorur një “ekuacion”.

Formula e Arnal përfshin gjashtë faktorë, si moti (W), të ardhurat (D), borxhi (d), koha që nga Krishtlindjet (T), koha që nga dështimi për të përmbushur qëllimet e Vitit të Ri (Q), nivelet e ulëta të motivimit (M) dhe nevoja për veprim (Na).

Megjithatë duke lënë teoritë dhe truket e marketingut mënjanë, e hëna blu është një ditë si çdo ditë tjetër e vitit, e cila mund të jetë e zymtë për disa, më e zymtë për të tjerët dhe aspak e zymtë për ca të tjerë. Janari, gjithsesi, është një muaj i gjatë e i mërzitshëm deri diku për të gjithë.

“E hëna blu” është një ditë që mund të krijojë një ndjenjë reflektimi ose boshllëku, duke përforcuar ndjenjat e trishtimit ose mungesës nëse jeni në një periudhë të vështirë.

Nëse ndiheni të trishtuar gjatë kësaj periudhe, zgjidhni të bëni gjërat tuaja të preferuara, si kujdesi ndaj vetes ose kërkoni mbështetje nga të afërmit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%