Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Parlamenti Europian i kushtoi një seancë të jashtëzakonshme zhvillimeve në veri të Kosovës pas sulmit ndaj policisë në Banjskë.
Në një seancë ku mungonte shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari për dialogun Miroslav Lajçak, Komisioneri evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, theksoi se autorët e sulmit te 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës duhet që të vihen para drejtësisë.
Ai gjithashtu theksoi se retorika nga Beogradi sa i përket 24 shtatorit është tejet shqetësuese, ndaj shumica dërrmuese e eurodeputetëve bënë thirrje për ndëshkimin me sanksione të Serbisë.
Ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby konfirmoi të martën se Serbia ka filluar tërheqjen e forcave ushtarake.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)