play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Shuhet Vincet Gil,aktori i “Mad Max”!

today22/08/2022

Background
share close

Aktori, Vincent Gil, më së miri i njohur për portretizimin e personazhit Nightrider në filmin e vitit 1979, “Mad Max”,ndërroi jetë pas një  beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e konfirmoi kolegu i tij nga filmi “Mad Max”, Paul Johnstone, përmes një postimi në Facebook.

“Fatkeqësisht është e vërtetë. Vince Gil na ka lënë. Ai ishte shumë i dobët nga ana shëndetësore për një kohë të gjatë. Pusho i qetë mik i vjetër. Do të të kujtojmë sa herë t’i shohim yjet në qiell”.

Vincent Gil  lindi  në Australi kurse u bë i famshëm ndërkombëtarisht me rolet në filmat, “Mad Max” dhe “Stone”.

Vince Gil - Supanova Comic Con & Gaming

Në vitin 1988, Gil luajti krahas yjeve të kinematografisë, Meryl Streep dhe Sam Neill, në filmin “Evil Angels” dhe krahas Anthony LaPaglias në filmin e vitit 2001, “The Bank”.

Ai po ashtu bëri  një karrierë të gjatë në televizion, duke u paraqitur me role të vogla në seriale të tilla si, “Neighbours”, “A Country Practice” dhe “Prisoner”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *