Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Aktori, Vincent Gil, më së miri i njohur për portretizimin e personazhit Nightrider në filmin e vitit 1979, “Mad Max”,ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e konfirmoi kolegu i tij nga filmi “Mad Max”, Paul Johnstone, përmes një postimi në Facebook.
“Fatkeqësisht është e vërtetë. Vince Gil na ka lënë. Ai ishte shumë i dobët nga ana shëndetësore për një kohë të gjatë. Pusho i qetë mik i vjetër. Do të të kujtojmë sa herë t’i shohim yjet në qiell”.
Vincent Gil lindi në Australi kurse u bë i famshëm ndërkombëtarisht me rolet në filmat, “Mad Max” dhe “Stone”.

Në vitin 1988, Gil luajti krahas yjeve të kinematografisë, Meryl Streep dhe Sam Neill, në filmin “Evil Angels” dhe krahas Anthony LaPaglias në filmin e vitit 2001, “The Bank”.
Ai po ashtu bëri një karrierë të gjatë në televizion, duke u paraqitur me role të vogla në seriale të tilla si, “Neighbours”, “A Country Practice” dhe “Prisoner”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)