play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

SHBA/ Nikki Haley pezullon fushatën, tërhiqet nga gara presidenciale

today06/03/2024

Background
share close

Nikki Haley ka njoftuar se do të tërhiqet nga nominimi republikan, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Megjithatë, pas tërheqjes, Haley deklaroi se nuk është penduar për këtë vendim.

“Pak më shumë se një vit më parë nisa fushatën time për presidente, kur fillova, thashë se fushata ishte e bazuar në dashurinë time për vendin. Vetëm javën e kaluar, nëna ime, një emigrante e gjeneratës së parë, votoi për vajzën e saj për presidente. Vetëm në Amerikë.”, tha ajo gjatë një fjalimi të mërkurën.

Lëvizja vjen një ditë pas “Super të Martës” në të cilën ajo arriti të fitojë vetëm në një shtet të SHBA, Vermont, nga gjithsej 15 të përfshira nga rivali i saj, ish-presidenti Donald Trump.

Me sa duket, ai do të përballet me presidentin Joe Biden në një revansh zgjedhor në nëntor.

Haley do të inkurajojë Donald Trump, për të fituar mbështetjen e votuesve republikanë dhe të pavarur që e mbështetën atë.

Ajo pritet të theksojë se do të vazhdojë të avokojë për politikat konservatore të brendshme dhe të jashtme që mbështet dhe të kujdeset ndaj disa prej rreziqeve, si izolacioni dhe mungesa e disiplinës fiskale, që ajo mendon që vijnë nga Uashingtoni.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *