Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nafta në tregjet ndërkombëtare pëson rritjen më të madhe që nga Tetori i vitit të kaluar. Në bursën amerikane nafta u rrit me 1,20 Dollarë, ose 1,57% duke kapur vlerën 77,77 Dollarë, ndërsa në bursën e Londrës ajo u rrit me me 1,14 Dollarë, ose 1,43%, në 80,90 Dollarë për fuçi.
Sipas analistëve, rritja vjen pasi industria ruse dhe ajo serbe e naftës u goditën me sanksionet më të ashpra nga SHBA-ja. Masat shënojnë sanksionet më të rënda deri më tani kundër sektorit rus të energjisë.
Eksportet ruse të naftës do të dëmtohen rëndë nga sanksionet e reja, duke shtyrë Kinën dhe Indinë, importuesit kryesorë dhe të tretë më të mëdhenj të naftës në botë të marrin më shumë naftë bruto nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika, gjë që do të rrisë çmimet dhe kostot e transportit sipas analistëve.
Si nafta në bursën e Londrës edhe ajo në bursën amerikane janë rritur me më shumë se 6% që nga 8 Janari pas vendosjes së sanksioneve. Qeveria e Moldavisë fajëson Rusinë për krizën dhe i ka bërë thirrje Gazpromit të transportojë gazin përmes rrugëve alternative.
Analistët shprehen se dyfishimi i cisternave të sanksionuara mund të jetë një pengesë e madhe logjistike ndaj flukseve të naftës së papërpunuar.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)