play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Rita Ora nënshkruan kontratën e karrierës me studion BMG

today04/02/2022

Background
share close

Rita Ora ka   nënshkruar një marrëveshje të re muzikore, këtë herë me kompaninë diskografike  “BMG”.

Këngëtarja 31 vjeçare, u shpreh  se po nis  një ‘kapitull i ri’ pasi siguroi një kontratë me shtepinë diskografike, pjesë  e së cilës janë edhe Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels.

Rita, albumi i fundit i së cilës “Phoenix” u publikua në vitin 2018, tha se po punon për muzikë të re dhe mezi pret  ta ndajë atë me fansat e saj.

“Jam shumë e emocionuar për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju. Ky  është një kapitull i ri! Shihemi të gjithë së shpejti!”, është shprehur ajo.

“Dua të them  një FALEMINDERIT të madhe  për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin në top listat në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shtuar Rita.

Publikimi i saj i fundit ishte në vitin 2021, një mini-album të cilin ajo e quajti “Bang”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *