Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore, këtë herë me kompaninë diskografike “BMG”.
Këngëtarja 31 vjeçare, u shpreh se po nis një ‘kapitull i ri’ pasi siguroi një kontratë me shtepinë diskografike, pjesë e së cilës janë edhe Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels.
Rita, albumi i fundit i së cilës “Phoenix” u publikua në vitin 2018, tha se po punon për muzikë të re dhe mezi pret ta ndajë atë me fansat e saj.
“Jam shumë e emocionuar për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju. Ky është një kapitull i ri! Shihemi të gjithë së shpejti!”, është shprehur ajo.
“Dua të them një FALEMINDERIT të madhe për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin në top listat në Mbretërinë e Bashkuar”, ka shtuar Rita.
Publikimi i saj i fundit ishte në vitin 2021, një mini-album të cilin ajo e quajti “Bang”.
Post comments (0)