Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/08/2024
Emigrimi i shqiptarëve të kualifikuar, ose siç konsiderohen ‘truri’ i vendit, duket se përballen me një realitet tjetër jashtë Shqipërisë.
“Që do të thotë nga 100 shqiptarë të arsimuar që largohen nga Shqipëria, vetëm 28 prej tyre punojnë në profesion. Në radhë të parë, ky arsimimi që ne e quajmë këtu, kur shkon dhe ballafaqohet me njohuritë dhe aftësitë që duhen në vende që janë më të zhvilluara se ne, si duket ne nuk kemi të njëjtën gjatësi vale me ta dhe kjo e bën që të arsimuarit tanë të mos konsiderohen si të tillë. Pra, të shihet me kujdes pjesa e trurit tonë është vërtetë truri apo pseudotru?”, tha Erald Pashaj, ekspert punësimi.
‘Pse pranojmë që të shkojmë të bëjmë punë të çfarëdolloj natyre, sado që atje jemi nën statusin social që jemi këtu? Prapë jemi të gatshëm të pranojmë rënien e statusit sepse këtu jemi keq. Nuk është mirë në paga, por edhe në kushte, në stres, në ngarkesën që marrim çdo ditë”, tha Pashaj.
Veç mospërputhjes së arsimimit me aftësitë, një tjetër faktor ndikues, shpjegojnë ekspertët e punësimit është edhe mentaliteti i nënshtrimit të trashëguar nga periudha e komunizmit.
“Kur shkojmë jashtë në pjesën më të madhe në perëndim takojmë në pjesën më të madhe kamarierë, në shërbim shqiptarë që kanë vite që punojnë atje. Nuk kemi ambicien e duhur. Pse? Sepse edhe vetëbesimi është vrarë nga dy faktorë kryesorë, i pari ekonomik që kemi mangësi financiare dhe e dyta ne jemi ndjerë gjithmonë të dorës së dytë në Europën e zhvilluar. Mendojmë se të huajt janë më të zotë se ne, dhe kjo natyrshëm na ndrydh”, tha Pashaj.
Specialistët e mjekësisë të larguar nga Shqipëria drejt Europës, janë ata që e kanë pasur më të lehtë punësimin në profesion, për shkak edhe të kërkesës së lartë në këto pozicione pas pandemisë së Covid-19.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)