Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qytetarët të cilët e nisën protestën kundër rritjes së çmimeve në sheshin “Skëndërbej”, tanimë kanë mbërritur te sheshi përballë godinës Kryeministrisë.
Në protestë janë të pranishëm një numër i ulët qytetarësh, disa prej të cilëve mbajnë disa pankarta në duar dhe bëjnë thirrje që sa më shumë njerëz t’u bashkohen.
Protesta është thirrur nga disa organizata të shoqërisë civilie, slogani i së cilës është ‘S’mban më ujë pilafi’.
Kjo është protesta e parë që prej muajit mars, ku u zhvilluan disa të njëpasnjëshme kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës dhe të disa produkteve ushqimore.
Për të t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, qeveria miratoi paketën e rezistencës sociale dhe ngriti Bordin e Transparencës, por kjo sipas tyre nuk ka funksionuar, ndaj dhe sërish po organizohet një protestë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)