play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Provokojnë shkencëtarët: Seksi në hapësirë, brenda dekadës së ardhshme!

today28/04/2023

Background
share close

Shkencëtarët mesa duket po provokojnë sërish me teorinë e marrëdhënieve seksuale në hapësirë.

Mediat e huaja shkruajnë se ata shprehen se kjo gjë pritet të ndodhë shumë më shpejt nga ç’mendohej dhe se njerëzit duhet të jenë të përgatitur brenda kësaj dekade.

Argumentimi i ekipit në Cranfield të SHBA-së, me përfaqësues David Cullen, professor i astrobiologjisë dhe bioteknologjisë hapësinore ishte se ky rast po studiohet me imtësi pasi ka gjasa të ndodhë shumë shpejt.

Premisa e tyre është mjaft e thjeshtë. Industria e turizmit hapësinor është në prag të realitetit. Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, parashtron grupi, njerëzit me burime të mjaftueshme financiare do të paguajnë rregullisht kompanitë private për të shkuar në fluturime hapësinore që mund të zgjasin me ditë ose javë. Dhe duke marrë parasysh natyrën njerëzore, disa nga këta klientë në mënyrë të pashmangshme do të mund të kryejnë edhe marrëdhënie intime.

Edhe para shumë vitesh një temë e tillë hapi diskutim dhe ngjalli shumë interes te publiku sepse gjerësisht ka një opinion: Nëse njerëzit bëhen specie hapësinore, kjo gjë do të ishte thelbësore për një jetë shumë më të gjatë të njerëzve në Tokë.

Ka pasur disa kërkime që shikojnë riprodhimin e kafshëve në hapësirë. Dhe ndërsa organizatat qeveritare si NASA i kanë ndaluar shprehimisht astronautët të bëjnë seks, disa shkencëtarë janë bërë më të hapur për të eksploruar këtë çështje kohët e fundit.

E vërteta është se ka shumë pyetje të rëndësishme për të zbuluar nëse një akt i tillë është i mundur në hapësirë. Kontakti fizik në kushte të tilla është i vështirë dhe ekziston shqetësimi që  hapësira mund të dëmtojë shëndetin riprodhues të njeriut.

Kreu i SpaceBorn United Egbert Edelbroek deklaron pikërisht mbi këtë gjë. Ai thotë se nëse provohet një gjë e tillë, hapat duhen planifikuar në mënyrë shumë të kujdesshme në mënyrë që të mos rrezikohet riprodhimi njerëzor në Tokë./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *