Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/03/2024
Qeveria e Indisë duket se vijon fushatën e saj të diskriminimit ndaj popullatës muslimane të vendit me një ligj të ri emigracioni, për të cilin opozita tha se kërkon të ‘polarizojë’opinionin disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria nacionaliste Hindu pretendon të jetë “pro-refugjatëve” sjell ligjin vetëm disa javë para zgjedhjeve të përgjithshme ku Modi kërkon mandatin e tretë në zyrë.
Njoftimi ministrisë së brendshme të Indisë shkaktoi menjëherë protesta dje nga popullata muslimane në shtetin verior të Assam dhe në kryeqytetin Delhi teksa kritikët e quanin anti-Musliman.
India pa protesta masive dhe në prezantimin fillestar të ligjit në 2019, ku disa njerëz humbën jetën dhe shumë u arrestuan.
Kritikët thonë se ligji shkel kushtetutën laike të Indisë dhe diskriminon ndaj rreth 200 milionë muslimanëve të vendit, që jetojnë kryesisht në vendet kufitare.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)