Kuvendi i heq imunitetin Arben Ahmetajt, autorizon SPAK-un ta arrestojë
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme kërkesën e SPAK-ut që të arrestojë deputetin Arben Ahmetaj. Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, deputetët autorizuan SPAK-un që të ushtrojë edhe kontroll në banesën e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj. Deputetët të cilët abstenuan ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm votuan pro. Me këtë vendim, Kuvendi heq imunitetin e Ahmetajt, por ky i […]