Mazhoranca dhe opozita janë pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK dhe kontrollit të banesës së tij.
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj.
Edhe 5 deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan raportin që i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.
Pas dhënies së pëlqimit nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvendin e Shqipërisë, relacionet do të kalojnë për votim në Parlament, ku deputetët do të duhet të ngrenë kartonat për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.
Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri bën të ditur se raporti i mazhorancës për heqjen e imunitetit të Ahmetajt do të dorëzohet në administratën e Kuvendit ditën e premte. Ndërsa të hënën në orën 17:00 pritet të mbahet seanca parlamentare ku do të votohet ky raport që do t’i hapë rrugë përfundimisht ose jo arrestimit të ish-zv/Kryeministrit.
Kurse opozita kërkoi që ky raport të kalojë për votim në seancë plenare ditën e nesërme.
Deputeti dhe kreu i grupit parlametar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi bëri të ditur për mediat se Këshilli i Mandateve vendosi unanimisht se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Arben Ahmetaj.
“Këshilli me votë unanime vendos t’i rekomandojë seancës plenare dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin e banesës për deputetin Arben Ahmetaj”.
Por çështja ku u ndanë mazhoranca dhe opozita ishte koha kur do t’i përcillet Parlamentit për votim ky raport.
“Ajo në të cilën u ndamë ishte koha në të cilën do duhet seanca plenare të miratojë këtë kërkesë. Opozita depozitoi raportin e saj me shkrim. Kolegët e mazhorancës nuk bënë të njëjtën gjë duke i dhënë vetes kohë deri të premten për të dorëzuan raportin. Kërkesa jonë ishte që ky raport të dorëzohej ditën e nesërme ndërkohë që është vendosur në mënyrë arbritrare që kërkesa të zhvillohet të hënën. Çdo vonesë është në dëm të drejtësisë, është pengim i drejtësisë, çdo vonesë ndihmon personin e akuzuar”.
Samiti i radhës i NATO-s që bën bashkë liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës do të mbahet në Tiranë. Konfirmimi u dha nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp në mbyllje te punimeve të samitit që këtë vit u zhvillua në Anakara. Samiti në Tiranë […]
Post comments (0)