play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Kryeministri: Më 17 Korrik drekë në Tiranë me përfaqësues të BE-së

today07/07/2023

Background
share close

 

Takimi informal para samitit të Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 17 Korrik. Lajmin e ka dhënë vetë Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Dritan Abazoviç.

Rama tha se ky takim do jetë një drekë pune ku do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues evropianë, për të diskutuar mbi përgatitjet e samitit të Tetorit. Veç këtyre, tha Kryeministri, do flitet mbi planin e ri financiar të BE për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

“E informova dhe për një takim informal, drekë punë më 17 Korrik në Tiranë bashkë me përfaqësues të Komisionit nga Brukseli për të dialoguar lidhur me planin. Ky ishte takimi, sigurisht ne jemi në një linjë politik, por edhe horizont të përbashkët në qasje”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se në këtë takim, kreu i qeverisë shqiptare e ka ftuar zyrtarisht edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pavarësisht se ky i fundit nuk e priti dje Ramën në Prishtinë.

Në 16 Tetor, në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i radhës i Procesit të Berlinit, e në kuadër të tij Kryeministri ka zhvilluar dhe turin e tij në vendet e rajonit. Ditën e djeshme ai vizitoi Prishtinën dhe Shkupin, sot Podgoricën ndërkohë që pritet të shkojë në Beograd dhe Sarajevë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *