“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Protesta do të nisë sot në orën 18:00. Qytetarët priten të mblidhen në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te “Kryeministria”.

Qytetarët u shprehën dje  se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtuan njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre. Kategoritë pjesëmarrëse në protestë do të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur me studentët e përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.

Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.