Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Këtë të mërkurë, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.
Për herë të parë në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke mes dy vendeve.
Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.
Megjithatë, rezolutat e miratuara nuk janë dokumente obliguese për shtetet e BE-së.
Raportin për Kosovën e ka përgatitur eurodeputetja gjermane Viola von Cramon, e ka vënë theksin te dialogu me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
Sipas saj, pa arritjen e marrëveshjes me Serbinë, pranimi në Bashkimin Europian nuk do të ndodhë për Kosovën.
Von Cramon është shrpehur se është e nevojshme liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.
Nga Serbia në raport do të kërkohet që të mbështet qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë dhe agresionit ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sanksionet që Bashkimi Evropian i ka vendosur kundër Moskës.
Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)