play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Guinness

Pasioni për të koleksionuar kanaçe e fut italianin në Guiness!

today08/07/2022

Background
share close

Italiani Christian Cavaletti u fut në librin e rekordeve Guiness, pasi ka grumbulluar  12.402 kanaçe të pijes së gazuar “Pepsi”.

Milanezi  ndonëse ka studiuar për kimi sintetike dhe organike e punon në një kompani tekstili, ka një hobi shumë të rrallë: të grumbullojë kanaçe të pijes amerikane nga e gjithë bota.

Një hapësirë të madhe të shtëpisë ia ka dedikuar  pijes së famshme,  ndërsa   aty ka grumbulluar kanaçe të dizajneve të ndryshme ndër vite.

Pasi iu dha çmimi, Cavaletti  pozoi para dollapit me kanaçe, ndërsa  në dorë mbante një pepsi të ditëve të sotme.

Për herë të parë, Pepsi u prezantua  në Karolinën e Veriut në SHBA, në vitin 1898.

Recetën e pijes e shpiku Caleb Bradham, një farmacist amerikan.

 

 

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *