Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Italiani Christian Cavaletti u fut në librin e rekordeve Guiness, pasi ka grumbulluar 12.402 kanaçe të pijes së gazuar “Pepsi”.
Milanezi ndonëse ka studiuar për kimi sintetike dhe organike e punon në një kompani tekstili, ka një hobi shumë të rrallë: të grumbullojë kanaçe të pijes amerikane nga e gjithë bota.
Një hapësirë të madhe të shtëpisë ia ka dedikuar pijes së famshme, ndërsa aty ka grumbulluar kanaçe të dizajneve të ndryshme ndër vite.
Pasi iu dha çmimi, Cavaletti pozoi para dollapit me kanaçe, ndërsa në dorë mbante një pepsi të ditëve të sotme.
Për herë të parë, Pepsi u prezantua në Karolinën e Veriut në SHBA, në vitin 1898.
Recetën e pijes e shpiku Caleb Bradham, një farmacist amerikan.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)