Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Oppenheimer, filmi epik i Christopher Nolan për krijuesin e bombës atomike, triumfoi këtë mbrëmje në Londër në ceremoninë e ndarjes se çmimeve Bafta.
Portreti i gjeniut shkencor nga Nolan, i torturuar nga krijimi i bombës atomike, fitoi shtatë çmime, duke filluar me filmin më të mirë, dhe më pas në kategoritë e regjisorit më të mirë, aktorit më të mirë dhe aktorit më të mirë dytësor.
Aktorja më e mirë Emma Stone u shpall për filmin ‘Krijesat e Varfëra’.
Filmi The Zone of Interest i Jonathan Glazer fitoi, ndër të tjera, çmimet e filmit më të mirë anglez dhe atë të filmit më të mirë jo-anglisht.
Ndërsa ‘20 Ditët në Mariupol’ fitoi dokumentarin më të mirë dhe ‘The Boy and the Heron’ atë të animacionit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)