Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Operacioni i fundit i finalizuar nga SPAK, ku mes personave që u lëshuan urdhër arreste ishin zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.
Balla thotë se operacionet e prokurorisë së posaçme në koordinim me policinë e shtetit, po vetëpastrojnë gjithnjë e më shumë radhët e uniformave blu.
“Dosja në fjalë është një skaner i qartë i mënyrës se si vatra kanceroze brenda Policisë së Shtetit kanë shërbyer si shërbëtorë të krimit të organizuar”, tha ai.
Për të çuar më tej procesin e vetëpastrimit të policisë së shtetit, Balla tha se brenda kësaj jave zgjidhet dhe kreu i ri i AMP.
“Brenda kësaj jave do t’i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri”.
Drejtuesi i ri në krye të institucionit që kryen vetingut në radhët e policisë do të pasojë në këtë detyrë, Ardi Veliun të dorëhequr nga ky post pak javë më parë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)