Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/06/2024
Parkimi në 15 rrugë kryesore të Durrësit, brenda këtij viti, do të bëhet me pagesë. Këshilli bashkiak miratoi, të martën, me shumicë votash parkimin me pagesë në rrugët dhe sheshet kryesore të Durrësit.
Një vendim ky që u mor për të menaxhuar problematikën e theksuar të parkimit, për shkak të numrit të lartë të banorëve dhe flukseve turistike.
Projektvendimi shkaktoi debate të shumta në këshillin bashkiak për pasojat ekonomiko-sociale, që pritet të sjellë. Sipas këshilltarëve të opozitës, Durrësi nuk është gati për këtë hap të rëndësishëm, pasi ende nuk ka vendparkime të posaçme. Ata kërkuan dhe ulje të tarifave për orë parkimi.
Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, vendimi u miratua me votat e këshilltarëve socialistë dhe aleatëve të tyre.
Zonat e tarifimit janë përcaktuar në varësi të frekuentimit të lartë që kanë, ku më e shtrenjtë është zona A që përfshin qendrën administrative të qytetit, bulevardet e tij, rrugën në hyrje të qytetit deri te mauzoleumi i dëshmorëve, si dhe rrugët përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe rrugën e plazhit. Në zonën B përfshihen disa rrugë të tjera përgjatë të cilave ngrihen biznese dhe aktivitete të ndryshme.
Janë rreth 4200 vendparkime në rrugët e Durrësit të cilat do të tarifohen, ndërkohë që brenda këtij viti pritet të përfundojë dhe godina me 400 vendparkime automjetesh pranë stacionit të trenit dhe terminalit të trageteve. Ndërkohë me pagesë do të bëhen edhe 8 sheshe publike për të cilat qytetarëve u kërkohej pagesë në mënyrë abuzive deri më sot nga persona të ndryshëm.
Harta dhe rrugët që do jenë me pagesë:
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën A:
Rruga “Taulantia”
Rruga e Currilave
Bulevardi “Epidamn”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Egnatia”
Rruga “Mars 91”
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 1)
Rruga e Dëshmorëve
Rruga “Adria”
Rruga “Pavarsia”
Rruga “Hafiz Ali Pogdorica”
Rrugët e destinuara për parkim me pagesë në zonën B:
Rruga “Aleksandër Goga” (segmenti 2)
Rruga “Mujo Ulqinaku”
Rruga “Stefan Kaculini” dhe Rruga “Glaukia”
Rruga “Hysen Kërtusha”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)