play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Një shtëpi e ndërtuar me printer 3D? Realitet në SHBA!

today13/01/2023

Background
share close

Një printer 3D po e çon ndërtimin e shtëpive në një nivel të ri.

Printeri i madh që peshon më shumë se 12 ton po krijon atë që besohet të jetë shtëpia e parë dykatëshe e printuar në 3D në SHBA.

Makina kumbon vazhdimisht ndërsa nxjerr shtresa betoni për të ndërtuar shtëpinë 371 metra katrorë në Houston.

Ndërtimi do të marrë gjithsej 330 orë printim, tha arkitektja Leslie Lok, bashkëthemeluese e studios së dizajnit “Hannah” dhe projektuesja e shtëpisë.

Hannah breaks ground on "first multi-storey 3D-printed house in the US"

 

“Në të vërtetë mund të gjeni shumë ndërtesa të printuara 3D në shumë shtete”, tha Lok.

“Një nga gjërat në lidhje me printimin e një kati të dytë është që ju duhet, e dini, makineri dhe  sigurisht, ka sfida të tjera:  strukturore dhe  logjistike kur printojmë një ndërtesë të katit të dytë”.

Shtëpia me tre dhoma gjumi me kornizë druri është gati në gjysmë të rrugës për të përfunduar dhe po i shitet një familjeje, e cila dëshiron të mbetet anonime.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%